Vjosa Osmani nuk ishte pjesë e takimin të kryesisë, e konfirmon Isa Mustafa

13:12 | 23 Prill 2020

Isa Mustafa e ka konfirmuar se Vjosa Osmani nuk ishte pjesë në takimin e kryesisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot në një konferencë për media pas mbledhjes së kreysisë ka treguar se kanë vendosur që Avdullah Hoti të jetë emri që do t’ia propozojnë Kuvendit për kryeministër të vendit.

Megjithatë ai ka konfirmuar se në këtë mbledhje të kryesisë nuk ka qenë e pranishme nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, edhe pse sipas tij të gjithë kanë pasur ftesa për një takim të tillë.

“Të gjithë anëtarët janë ftuar.. Kanë munguar 2-3 vetë, ka munguar edhe Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se mbase Osmani ka pasur ndonjë arsye që nuk iu është bashkuar Kryesisë së LDK’së në takim.

“Ajo është anëtare e kryesisë dhe sigurisht ka pasur ndonjë arsye pse ska ardhë”, ka shtuar tutje Mustafa.

Vjosa Osmani që nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë kundër një koalicioni tjetër.

Komento: