Mustafa: Nuk do të hyjmë në qeveri me dhunë, do t’i zbatojmë vendimet kushtetuese

13:30 | 23 Prill 2020

Isa Mustafa ka thënë se do t’i zbatojnë vendimet kushtetuese.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk do të hyjnë në qeveri me dhunë dhe se do t’i zbatojnë vendimet kushtetuese.

Kur u pyet nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk do ta lëshojë postin në mënyrë demokratike, Mustafa tha: “Nuk do të hymë me dhunë e as nuk do ta nxjerrim me dhunë nga ndërtesa e Qeverisë. Në mënyrë demokratike do të zgjidhet qeveri në Kuvend. Besoj se secili do ta respeketojë ligjin dhe Kushtetutën. Janë organet që e japin verdiktin për këtë”.

Mustafa tha se ende nuk kanë vendim përfundimtar sa i përket ndarjes së ministrive dhe emërimëve të reja, por tha se nuk dëshirojnë që ta rrisin numrin më shumë se 15.

“Kemi pritur që të komunikojmë me partitë tjera. S’e kemi shumë të qartë nëse do t’i mbajmë të gjiha ministritë që i kemi pasë. Mbetet detyrë e kandidatit tonë që ta konfirmojë dhe ta propozojë kabinetin me anëtarët e LDK-së.

Komento: