Mësohet se kush e ka kërkuar heqjen e rrethojave të Qeverisë së Kosovës

13:47 | 23 Prill 2020

Është mësuar se nga kush është kërkuar heqja e rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

Pak më parë nga oborri i Qeverisë së Kosovës janë hequr rrethojat që ndajnë ndërtesën qeveritare me sheshin kryesor të Prishtinës.

Mësohet se heqja e tyre u kërkuar nga Xhelal Sfeçla, që aktualisht ka pozitën e ministritë në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratë publike.

Këtë për indekonline e ka konfirmuar Arif Daka, i cili mban pozitën e Drejtor i Departamentit të inxhineringut, në kuadër të ministrisë së MPB-së.

Ai tutje ka treguar se kërkesa për një vendim të tillë është bërë qysh para një muaji.

“Dje është marrë vendimi, kërkesa ka qenë e mëhershme, ka një muaj, por njësia për rrezikshmëri e ka rekomanduar që të pritet edhe pak për shkak të rrezikshmërisë. Pas kësaj ne nuk kemi vepruar , derisa ka ardhur vendimin i ministrit Xhelal Sfeçla”, tha ai për IndeksOnline.

Tutje siç mësohet e edhe Policia e Kosovës, kishte kërkuar që kjo të mos bëhej.

Komento: