Një grua në Gjakovë ia merr jetën vetës me litar, policia jep detaje rreth rastit

13:54 | 23 Prill 2020

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Gjakovë.

Një grua e moshës 45-vjeçare ia ka marr vetës jetën me litar në Gjakovë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një kthinë pas shtëpisë së saj, ku pastaj edhe është gjetur nga familjarët e saj.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Vendit te ngjarrjes i janë përgjigjur patrulla policore dhe mjeku kujdestar i cili dhe ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet për obdukcion në IML-e “, ka thënë Gjurkaj.

Komento: