Takohen sërish Haradinaj e Mustafa, mësohet se ҫka do të diskutojnë

16:36 | 23 Prill 2020

Janë takuar përsëri Ramush Haradinaj e Isa Mustafa.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sapo ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku do të zhvillojë një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar për modalitetet e bashkëqeverisjes së tyre.

Nuk dihet nëse i pari i LDK-së është ende i pranishëm në objektin e Kuvendit.LDK-ja sot zgjodhi kandidatin e saj për kryeministër.

Me vendim të Kryesisë, Avdullah Hoti është zgjedhur personi i cili do të drejtojë qeverinë e re nëse merr votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se ende nuk është diskutuar çështja e ndarjes së ministrive apo formati i tyre.

Ai tha se megjithatë mund të ketë disa ndryshime.

Komento: