Ahmeti zgjedh punonjësen e ditës gruan e cila punon në kuzhinën qendrore të kryeqytetit

17:22 | 23 Prill 2020

Shpend Ahmeti zgjedh punonjëse të ditës gruan që punon në kuzhinën qendrore në kohën e pandemisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur sot punonjësen e ditës një grua e cia punon në kuzhinën qendrore të kryeqytetit.

Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka shkruar se Afërdita Gashi po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet në nevojë.

“Gjatë periudhës së pandemisë kolegia jonë nga kuzhina qendrore znj. Afërdita Gashi pa hezitim po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet dhe individët që kanë nevojë për tu ushqyer. Faleminderit shumë per kontributin gjatë kësaj periudhe. Të jemi mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: