
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje edhe me Nismën.
LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me Nismën në orët e vona derisa nesër pritet të nënshkruhet.
Klani merr vesh se Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.
Ndërkaq kujtojmë se sot gjatë ditës LDK ka arritur marrëveshje edhe me AAK’në, ku Hoti i LDK ka treguar se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e këtij koalicioni.