Thaçi mirëpret ftesën e Grenellit për vazhdimin e dialogut në Washington

19:13 | 15 Qershor 2020

Hashim Thaçi: Mirëpres ftesën e SHBA’së për vazhdim të dialogut nën drejtimin e Trump dhe Grenell.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA’së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti ka injoruar BE’në në statusin e tij në Twitter duke thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA’së, Richard Grenell.

“Udhëheqja dhe mbështetja e SHBA’së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.”, ka thënë ai.

“Andaj, mirëpres ftesën për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën lidershipin e presidentit Donald Trump dhe të Dërguarit Special, Richard Grenell”, përfundon ai.

Komento: