
Dy “kushtet” e presidentit Thaçi për Lajçakun.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për takimin e 27 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Thaçi ka folur edhe për vizitën e Lajçkakut në Kosovë duke ripërseritu se nuk do ta takoi nëse nuk ka gjëra konkret për të thënë.
I dërguari special i BE-së për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se është rrugës për në Prishtinë, ndërsa presidenti i ka bërë të ditur dy gjëra.
E para, thotë presidenti, duhet të ketë qëndrim të shteteve anëtare për liberalizim të vizave dhe e dyta, duhet ta trajtojë Kosovës vend të pavarur që procesi të jetë më i lehtë.
Më 27 qershor Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takim në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Richard Grenell, të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi në një konferencë për medie ka thënë se vetë ftesa e Grenellit dëshmon përshtetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje.
“SHBA por edhe aleatët tjerë tanë të përbashkët evropian janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, në Kosovën e konsoliduar si shtete i pavarur e evropian. Por në të njëjtën kohë është edhe stabiliteti i rajonit. Kjo e bën të rëndësishëm vazhdimin e dialogut dhe raportet që ka Kosova e Serbia. Qëndrimi i SHBA dhe ftesa për 27 qershor për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizëm dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. Pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-ve, të vet presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e ambasadorit Grenell”, deklaroi Thaçi.