
Gjilani forcon masat pas paraqitjes së rasteve të reja me koronavirus.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur pas konfirmimit të pesë rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë sonte.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri është shprehur se një gjë e tillë rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se komiteti i themeluar nga komuna e tij do t’i forcojë masat.
“Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë i Hazirit në Facebook:
Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejta të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19.
IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.
Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza.
Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspktorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!.