
Po vazhdon të rritet numri i të infektuave në vendin tonë.
Drejtori i një klinike në Qendrën Klinike Universitare ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Nuk dihen detaje të tjera. Sot gjatë ditës, edhe një prokuror në Pejë rezultoi pozitiv, ndërkohë që dje, u konfirmua me infeksion kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.