Ndërron jetë ish-futbollisti i Juventusit

14:14 | 06 Korrik 2020

Vdes ish-futbollisti i Juventusit.

Sot ka ndërruar jetë ish futbollisti i skuadrës së Juventus.

Në moshën 33 vjeçare, Giuseppe Rizza është ndarë nga jeta, pas disa komplikimeve shëndetësore, përcjell lajmi.net.

Rizza ka qenë anëtar i Juventus, por nuk ka luajtur me skuadrën e parë, vetëm me skuadrat e reja.

Ish lojtari ka pasur hemoragji cerebrale rreth një muaj më parë. Ai ishte zgjuar nga koma më 22 qershor, por ka ndërruar jetë sot.

Lojtari ka pasur shokë skuadre emra të njohur të Juventus si Claudio Marchisio e Sebastian Giovinco.

Komento: