Pamje përralore nga ditëlindja e vajzës së Xhensilës dhe Besit

11:46 | 13 Korrik 2020

Pamje nga ditëlindja përrallore e vajzës së Besit dhe Xhensilës.

Vajza e çiftit të estradës, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj dje festoi ditëlindjen e dytë.

Në ditën kur, Ajka mbushi dy vjet çifti uruan atë me disa fotografi të bukura dhe dedikime të veçanta, shkruan rtv21.

Ajka është fëmija i parë dhe i vetëm i çiftit Kallaku, për të cilën dyshja kanë organizuar një festë përrallore në shtëpinë e tyre.

Pamjet nga festa e ditëlindjes çifti i bënë publike në rrjetin social Instagram.

Besi dhe Xhensila duket se janë kujdesur deri në detajin e vogël që ditëlindja e Ajkës të mbetet një kujtim i bukur.

Komento: