Ky është raporti i Gëzimes me kunatën

09:05 | 23 Korrik 2020

Si kanë raportet Gëzimja me kunatën?

Gëzimja, reja e këngëtares Remzie Osmani, po bëhet përditë e më e famshme, kjo pasi media po merret shpesh me të, imazhin e saj dhe postimet që bënë në rrjete sociale.

Gëzimja ndoshta kurrë nuk e ka menduar që do ta ketë këtë impakt në publik vetëm për faktin se është lidhur me të birin e një këngëtareje të muzikës popullore.

Reja e Remzies, poston shpesh foto me të bijën Emmen, por nuk mungojnë as fotografitë me vjehrrën e saj, të cilat menjëherë përkthehen në lajm për kategorinë showbiz.

Po me kunatën? Pavarësisht raportit të mirë mes vete, Gëzimja nuk poston foto me Riolen, pasi kjo e fundit nuk e pëlqen ekspozimin e tepërt, shkruan Kosovarja.

Komento: