Ministri Zemaj reagon pas vdekjes së 16 personave brenda një ditë nga koronavirusi

16:06 | 30 Korrik 2020

16 vdekje për një ditë në Kosovë nga koronavirusi, ky është reagimi i Armend Zemajt.

16 persona kanë ndërruar jetë dhe 258 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 vetëm në 24-orëshin e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur në komunikatën e përditshme që publikon Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Pak minuta pasi që IKSHPK-ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Facebook.

Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë.

Komento: