
Ndalohet shitja e kurbaneve, ankohen fermerët.
Policia largon fermerët nga tregu i kafshëve në Prishtinë, nuk lejojnë të shiten kurbanet. Ankohen fermerët.
Dolën këtu ku që nga ora 06:00 e mëngjesit.
Megjithatë këta fermer nga Prishtina nuk ia dolën ti shisnin kafshët e tyre për festen e Kurban Bajramit.
Ata nuk i lejoj Polica e Kosovës, ti shesin kurbanët këtu në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.
Ndërkohë, vet fermerët thonë se humbjet e tyre janë me mijëra euro.
Madje Afrim Saphiu, thotë se kjo ndalesë po u bëhet vetëm fermerëve nga Prishtina.
Këta fermer ankohen se nuk kanë mundësi ti mbajnë më këta krerë gjedhesh të imta.
Kurse nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga e marta kanë lëshuar njoftimin për mënyern e tregtimit dhe therjes së kurbanëve.
Ata kanë lejuar shitjen e tyre por është kërkuar që shitja të bëhet nga fermat.
Thaçi shton se inspektimi po vazhdon ende.
Besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit do ta festojnë të premten.