Kapet në motel gjatë orarit të punës, suspendohet zyrtari policor

14:44 | 05 Gusht 2020

Suspendohet një zyrtar policos pasi kapet në motel gjatë orarit të punës.

Inspektorati Policor i Kosovës, bën të ditur se është suspenduar një zyrtar policor në Prizren pasi gjatë orarit të punës ishte në motel.

Lidhur me këtë rast, IPK-ja është njoftuar mbrëmë dhe rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës për shkelje disiplinore.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Drejtori Rajonal i PK-së për rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në media është raportuar se një zyrtar policor në Prizren është kapur në një motel gjatë orarit të punës.

Komento: