Lutfi Haziri: 24 orët e fundit ishin shumë të rënda, humbëm 3 gjilanas nga COVID-19

18:14 | 05 August 2020

24 orët e fundit kanë qenë shumë të rëvda për Gjilanin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë vdekur tre banorë të kësaj komune, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

“24 orët e fundit kanë qenë shumë të rënda për ekipet shëndetësore, për ne dhe për familjarët. Kemi shënuar 3 vdekje, 16 raste të reja pozitive dhe 14 të shëruar. Numri total i të infektuarve është 546, 352 janë të shëruar, 183 raste aktive, ndërkaq të vdekur janë 21 qytetare. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

Ai ka njoftuar se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të hospitalizuar 26 pacientë me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, ne kemi pasur vizita tek të infektuarit në shtëpi dhe monitorim 24 orë në Spitalin Regjional. Ju lus që të vazhdoni ta shtoni kujdesin. Duhet të mësohemi që në lëvizje, qarkullim e punë, ta ruajmë distancën fizike, t’i përdorim maskat dhe t’i përmbahemi higjienës”, ka deklaruar Haziri.

Komento: