QKUK i kërkon ndihmë urgjente, reagon menjëherë KFOR-i

18:20 | 05 Gusht 2020

KFOR-i ka ndihmuar QKUK-në me ilaç kundër helmimit nga gjarpinjtë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës duket se është përballur me mungesë të madhe të një ilaçi kundër helmimit nga gjarpinjtë.

Një gjë të tillë e ka bërë publike KFOR-i, përmes llogarisë zyrtare në tëitter, duke thënë se kanë dhuruar për QKUK-në nga rezervat e tyre këtë lloj ilaçi, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar urgjentisht nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“KFORi ka reaguar pas një kërkese urgjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruara pjesë të rezervave të saj të anti-trupave kundër helmimit”, thuhet në njoftim.

Në fotografinë e publikuar shihet që ilaçi i dhuruar emërohet si “Vievkin”. Sipas përshkrimeve që ndodhen në internet për këtë lloj të anti-trupave, “Vievkin” përdoret kur dikush kafshohet nga gjarpri i llojit nepërka.

Tutje në këtë njoftim thuhet se misioni i NATO-së në Kosovë është duke ofruar edhe mbështetje në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Komento: