Presidenti Thaçi bën thirrje për kujdes rreth koronavirusit

19:47 | 05 Gusht 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë vendin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka bërë thirrje për respektim të masave në luftën kundër Covid-19 të rekomanduara nga IKSHPK dhe institucionet.

“Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell ORAinfo.

Me poshtë postimi i plotë i tij:

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!

Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.

Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.

Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.

Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH 🙏🏽 /ORAinfo/

Komento: