Thaçi kujton mjekët që humbën jetën nga koronavirusi: Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë

11:10 | 06 Gusht 2020

Thaçi thotë se mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook kujton pesë mjekët që humbën jetën në përballje me pandeminë COVID-19.

I pari i shtetit, mjekëve i është referuar si ‘Heronj të Pandemisë’, të cilët ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

Komento: