40 fëmijë të infektuar me koronavirus në Prishtinë.
Kryeqyteti tash e shumë kohë është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë.
Në Prishtinë janë gjithsej 3 mijë e 103 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar statistikat e COVID-19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet,
Në mesin e të infektuarve ka edhe fëmijë.
Janë gjithsej 40 fëmijë të moshës 0-4 vjeç janë të infektuar me koronavirus. 30 prej tyre janë shëruar, ndërkaq si pasojë e koronavirusit nuk ka vdekur asnjë fëmijë në Prishtinë.
Ndërsa në grup moshën 2 e gjysmë deri në 14 vjeç, janë të infektuar 78 fëmijë, prej tyre 58 janë shëruar, ndërsa 20 vazhdojnë të jenë aktiv më këtë sëmundje.