Këto janë kushtet dhe kriteret për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

14:08 | 06 August 2020

Vendos Ministria e Arsimit: Këto janë kushtet dhe kriteret për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka treguar kushtet dhe kriteret për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të të vitit shkollor 2020/21, pas anulimit të testit të arritshmërisë.

Testi i arritshmërisë u anulua shkaku i pamundësisë që të mbahet shkaku i pandemisë COVID-19.

Është njoftuar se shpallja e konkursit do të bëhet më datën 17 gusht nga DKA-të, ndërsa dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet deri më 21 gusht. Më 24 gusht do të shpallen rezultatet.

Në shkollat ku nuk plotësohet numri mund të shtyhet dorëzimi i dokumenteve deri më 26 gusht dhe shpalla e rezultateve më 28 gusht.

Është njoftuar se për gjimnaze dhe shkolla profesionale, nota mesatare e të gjitha lëndëve nga klasa 6 deri 9 ka vlerën e 60 për qind, ndërsa e katër lëndëve prioritare nga klasa 6 deri në 9 e ka 40 për qind.

Por kriteri i lëndëve prioritare nga suksesi për të kandiduar në gjimnaze dhe shkolla të mesme të mjekësisë është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4 e më e lartë.

Komento: