
Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpëjtësi në Kosovë, duke marrë mbi 300 jetë për pesë muaj.
Pavaërisht kësaj ka zëra në vend që thotë se ky virus nuk ekziston.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën që po mbahet edhe tani në Kuvendin në Kosovës ku po debatohet situata e pandemisë ka kërkuar ndëshkim për qytetarët që thonë se nuk ka virus.
Osmani tha se personat e tillë duhet të marrin dënim.
Ajo ka kërkuar miratimin e projektligjit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë. Sipas saj ky ndëshkim duhet të parashihet me ligj.
Vetëm sot në Kosovë u raportuan 181 raste të reja të prekura me COVID-19