Paralajmëron infektologu Dreshaj: Javën e ardhshme mund të rriten rastet me koronavirus

17:25 | 08 Gusht 2020

Koronavirusi po vazhdon të përahpet me shpejtësi në gjithë vendin.

Infektologu Shemsedin Dreshaj, thotë se javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19, pasi në festën e Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.

Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijësohen për luftën kundër Covid-19.

Tutje ai shtoi se nstitucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve me Covid-19.

Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë/rtv21

Komento: