
Ka vdekur skulptori i njohur shqiptar, Arben Bajo.
Skulptori dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Arben Bajo ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur miku i tij, Arbër Kadia përmes një postimi në Facebook.
“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, ka shkruar ai.

Virusi Covid-19 sa vjen e rritet, virus ky nga i cili po vdesin një numër i madh i njerëzve.
Në vendin tonë dhe jo vetëm po kërkohet respektimi i rregullave, mbajtja e distancës, higjiena personale dhe mbajtja në mënyrë obligative e maskës.