
Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë të hospitalizuar për koronavirus 55 pacientë, ku 36 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.
32 pacientë janë më oksigjenoterapi ndërsa 3 janë në CPAP mask.
Njoftimi i plotë:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, date 09.08.2020 ora 9:00 është:
55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
7 pacientë janë konfirmuar Negativ,
8 pritet të testohen,
4 pacientë presin rezultatet,
32 pacientë janë me oksigjenoterapi,
3 pacientë janë në CPAP mask.
Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë.