Lëndohet gjatë punës, ndërron jetë në QKUK

13:35 | 09 Gusht 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në polici se një person në Prizren derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt, kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: