Nuk i ndahen detit kosovarët, kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

09:19 | 10 Gusht 2020

Kosovarët s’i ndahen detit: Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë.

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Kosovarët edhe në këtë fillimjavë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar. Në fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrje-daljeve.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Komento: