Ministri Veliu thotë se policët e Kosovës duhet të kompensohen për punën gjatë kësaj periudhe

11:21 | 10 Gusht 2020

Veliu: Pjesëtarët e policisë së Kosovës të kompensohen dhe stimulohen për punën gjatë kësaj periudhe.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan, transmeton Klan Kosova.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për kushtet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin me situatën me COVID-19.

“Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe” ka shkruar Veliu.

Komento: