IKSHKP me mesazh pas tubimit të Mozzik: Virusi vret

11:48 | 10 Gusht 2020

IKSHKP del kundër organizimeve të Mozzik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka reaguar pas tubimit të Mozzikut në Mitrovicë, ku u grumbulluan një numër i madh i të rinjëve, shumica e të cilëve nuk kishin maska dhe nuk e respektonin distancën fizike.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë thirrje që të mos bëhen tubime të tilla, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet grumbulli i qytetarëve.

“Jo tubime! Virusi vret!”, thuhet në postimin e Institutit.

Komento: