Zv.ministri i Shëndetësisë organizon përvjetorin e martesës në Gjakovë, shkel rregullat e Qeverisë

15:41 | 14 Gusht 2020

Zv.ministri i Shëndetësisë shkel rregullat e Qeverisë, organizon përvjetorin e martesës në Gjakovë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, gjatë mbrëmjes së djeshme ka organizuar një aheng familjar për nder të 25 vjetorit të martesës se tij, duke shkelur masat e Qeverisë në të cilën pjesë.

Në disa video të publikuara nga vajza e tij në rrjete sociale, shihet se festa e organizuar nga zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishte mjaft e madhe.

Në bazë të pamjeve, shihet se hapësira ka qenë e rregulluar për më shumë se 100 persona.

Por si duket, zëvendësministri i ministrisë e cila bën thirrje vazhdimisht të zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe Qeverisë nuk po i respekton ato.

Komento: