Në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen 28 pacientë me COVID-19, tetë prej tyre infermierë

14:32 | 23 Gusht 2020

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 28 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spitali përmes rrjetit social Facebook ka përditësuar të dhënat 24-orëshe të pacientëve të infektuar.

Njoftohet se dy pacientë janë të intubuar, 3 me CPAC, ndërsa 8 infermierë janë po ashtu të konfirmuar pozitiv.

Komento: