Jabllanoviq zgjedh Jugun e Shqipërisë për pushime

12:12 | 24 Gusht 2020

Ish -ministri serb nga Lista Srpska, zgjedh Jugun e Shqipërisë për pushime.

Pushimet verore kanë filluar edhe për ish-ministrin serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq. Ky i fundit është parë duke pushuar në jugun e Shqipërisë.

Lexues të Express kanë dërguar foto teksa shihet Jabllanoviq duke shijuar plazhet shqiptare.

E Jabllanoviq ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës duke udhëhequr ministrinë për Komunitetet dhe Kthim në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa.

Komento: