Vdesin nga koronavirusi dy pacientë në Spitalin e Vushtrrisë

13:28 | 24 Gusht 2020

Vdesin dy pacientë nga koronavirusi në Spitalin e Vushtrrisë.

Një 65-vjeçare dhe një 74-vjeçar kanë ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

Mbrëmjen e 23 gushtit në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare (1955) dhe një burrë i moshës 74-vjeç (1946).

Këtë e ka konfirmuar Bujar Pllana, koordinator i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.

“Është një grua e lindur në vitin 1955. Dhe një tjetër është i vitit 1946. Mirëpo këta kanë vdekur mbrëmë, jo sot”, ka treguar Pllana.

Ai theksoi se që të dy nuk i kanë pasur as një javë të plotë që nga koha kur janë shtruar në spital.

Theksojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë së shtunës kanë vdekur 10 persona të prekur me koronavirus duke e çuar në 467 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Komento: