Raka tregon faktorët që ndikuan në rënien e rasteve, thotë se numri i vdekjeve është shqetësues

17:10 | 24 Gusht 2020

Raka ka thënë se në rënien e rasteve ndikuan shumë faktorë, shqetësues numri i vdekjeve.

Javët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të të shëruarve në vendin tonë.

Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar.

Pas disa muajve në Kosovë numri i personave të rezultuar pozitiv me Covid-19 ka rënë nën 100.

Për këtë shifër, mikrobiologu Lul Raka thotë se kanë ndikuar shumë faktorë.

“Rreth çështjes së rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë që nga vendosja e maskave, higjiena, ditancimi, inspektimet më të shpeshta. Ky trend mund të vazhdojë. Ta presim shtatorin të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, thotë Raka.

Megjithëkëtë Raka ka thënë se numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.

“Lajm i mirë është lajmi për uljen e rasteve, por lajm i keq është numri i vdekjeve që po ndodhin brenda 24 orëve në Kosovë”, thotë Raka.

Komento: