Zëdhënësi i partisë tregon se a do të ketë Vetëvendosja kandidat për President

17:12 | 24 Gusht 2020

A do të ketë VV kandidat për President, flet zëdhënësi i partisë.

Tema e postit të presidentit të vendit është aktualizuar kohëve të fundit.

Ishte kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili shfaqi ambiciet për pozitën e të parit të vendit.

Sot edhe zyrtarë të partisë Nisma Socialdemokrate e kanë thënë se kandidat ideal për president do të ishte kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj.

Zëdhënësi i VV’së, Përparim Kryeziu, ka thënë se brenda organeve të partisë dominojnë temat lidhur me përhapjen e COVID-19 dhe asnjë temë tjetër.

“Në këtë kohë, siç edhe nuk ka se si të jetë ndryshe, diskutimet brenda LVV dominohen nga temat mbi situatën e rëndë me pandeminë COVID-19, krizën humanitare si pasojë, keqqeverisjen si shkaktare, dhe nevojën e zgjedhjeve të parakohshme si domosdoshmëri. Asnjë temë tjetër nuk zë vend në diskutimet tona”, ka thënë Kryeziu për KlanKosova.

Kujtojmë se Kryeministri Avdullah Hoti i ka mbledhur sot në takim krerët e koalicionit qeverisës, ku mes të tjerash, mund të diskutohet edhe për çështjen e presidentit.

Komento: