SHSKUK i reagon Tolajt: Akuzat vijnë nga njeriu që nuk ofron shërbime për pacientët

19:35 | 25 Gusht 2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Dr. Ilir Tolaj.

Tolaj kishte akuzuar stafin shëndetësor se nuk bën trajtimin e duhur të pacientëve me COVID.

“ShSKUK njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se trajtimi i pacientëve me Covid nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve Covid të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtim të rasteve të tilla”.

“Akuzat vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësor në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët”.

“Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve”.

“ShSKUK siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet që janë në fuqi”, thuhet në reagimin në fjalë.

Komento: