Lajmi i fundit nga situata me koronavirus në Kosovë

23:50 | 25 Gusht 2020

Mbi 12 mijë e 600 raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, 3 mijë e 407 ende aktive.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie.

Sidoqoftë, ajo çka është shqetësuese është shifra e lartë e pacientëve që po përfundojnë në fatalitet si rrjedhojë e komplikimeve shëndetësore nga COVID-19.

Deri tash, në Kosovë kanë vdekur gjithësej 488 raste të vdekjeve nga koronavirusi.

Vetëm sot, në vendin tonë janë raportuar tetë të vdekur.

Po ashtu, numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 683, nga gjithësej 48 mijë e 232 të testuar.

Aktualisht, në Kosovë janë të shëruar 8 mijë e 788 persona, teksa raste aktive janë 3 mijë e 407.

Komento: