Komisioni i Provimit të Jurisprudencës, Ministri i Drejtësisë ia propozon Qeverisë emrat

14:26 | 27 Gusht 2020

Selimi ia propozon Qeverisë emrat për Komisionin e Provimit të Jurisprudencës.

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi sot ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

Emrat e propozuar fillimisht duhet të miratohen në mbledhjen e Qeverisë, e më pas duhet të votohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

Këta janë emrat e propozuar nga Selimi:

Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi;

Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha

Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar z.Mahir Tutuli

Aferdita Bytyqi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji

Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi.

Komento: