
Paralajmërohet ngritja e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se ka nisur inicativën për ngritjen e memorialit për nder të vëllezërve Bytyqi, në qendër të Prishtinës.
Tutje, në shkrimin e tij, ai ka falënderuar gjeneralin Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët për mundësinë e dhënë për ngritjen e këtij memoriali.
Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht u patën arrestuar nga autoritetet serbe.
Postimi i plotë i deputetit Syla:
Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.
Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar.
