Opozita nuk do të jetë pjesë e takimit në Washington

21:35 | 27 Gusht 2020

Opozita nuk do të jetë pjesë e takimit në Washington.

Dy ftesat që të mërkurën, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i nisi për në dy partitë opozitare që t’i bashkohen ekipit të Kosovës për bisedimet e dialogut me Serbinë, iu refuzuan, njofton Klan Kosova.

Derisa kreu i PDK-së Kadri Veseli në letrën kthyer Hotit nuk përmendi ndonjë arsye specifike të kësaj përgjigje negative, në LVV i kanë të njëjtat që prej 3 qershorit, kur vendi zgjodhi kryeministrin e ri.

Kësisoj opozitarët refuzuan që t’i bashkohen ekipit qeveritar edhe me 7 shtator, në takimin që mbahet në Bruksel nën ombrellën e BE-së.

Komento: