Serbi prangoset pasi tentoi t’i korruptojë policët kosovarë

10:58 | 28 Gusht 2020

Tentoi t’i korruptojë policët kosovarë, prangoset serbi.

Një shtetas i Serbisë është prangosur dje pasi ka dashur t’i korruptojë zyrtarët policorë në kufi, duke ju ofruar para si ryshfet.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Serbi i cili po drejtotne një kamion në drejtim të Republikës së Kosovës nga Serbia, bëri këtë veprim me qëllim të përfitimit të shërbimeve më të shpejta kufitare.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Komento: