
Rreth 26 mijë maturantë do t’i nënshtrohen nesër Testit të Maturës në Kosovë.
Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm këtë vit, do t’i nënshtrohen nesër testit të maturës.
Testi i Maturës do të nis në orën 10:00 nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Institucionet arsimore janë shprehur të gatshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që këtë vit zhvillohet në rrethana të jashtëzakonshme.
Këtij testi, siç është bërë e ditur do t’i nënshtrohen rreth 26 mijë maturantë.
Nga ministria e Arsimit ndërkaq kanë paralajmëruar dënime të ashpra, deri në anulimin e testit, për ata që bëjnë dallavere të çfarëdo lloj natyre në tentim të kopjimit apo forma tjera të manipulimit.
Testi do të zgjasë 150 minuta dhe do të ketë më pak pyetje se herave të kaluara