Me veturë zyrtare e të mbushur me gra e fëmijë ja mësyen bregdetit shqiptar

13:43 | 29 Gusht 2020

Zyrtari me veturë shtetërore ia mësynë bregdetit shqiptar.

Pavarësisht se është veturë zyrtare dhe do të duhej të përdorej vetëm për çështje të punës dhe atë në orar të rregullt, dikujt nuk i pengoi që një prej veturave zyrtare ta përdorë për pushime.

Vetura zyrtare sot i shërbeu dikujt që t’i marrë familjarët, e t’ia mësyjë Shqipërisë, përcjell indeksonline.

Në fotografi shihet vetura zyrtare pikërisht në hyrje të tunelit në drejtim të Shqipërisë.

Ndryshe në veturë janë parë fëmijë e gra, teksa nuk dihet se si po lejohet të ndodhë një gjë e tillë në ditë vikendi, të përdoret vetura zyrtare madje për shërbime vetjake

Komento: