Virusi ‘Gjuha e kaltër’ mbyt 30 dele në Vushtrri

22:03 | 29 Gusht 2020

30 dele në Vushtrri kanë ngordhur nga virusi ‘Gjuha e kaltër’.

Nuk dolën në fushë e as nuk u grumbulluan me kope të tjera. Këto dele po qëndrojnë brenda kësaj stalle në Skromë të Vushtrrisë tash e dy ditë për shkak se u sëmurën nga një virus që së fundmi erdhi nga Maqedonia.

Bujku Jeton Ademi, thotë se nga sëmundja e njohur si “gjuha e kaltër” i ngordhën afro 30 sosh.

Sëmundja që bartet vetëm përmes mushkonjës, arriti edhe tek fqinjët tjerë duke iu shkaktuar mjaft dëme.

Komento: