
Sot në Prishtinë do të zbulohet busti i Bob Dole.
Nga sot e tutje në Prishtinë do të jetë i vendosur edhe busti i ish senatori amerikan – mikut të shqiptarëve, Bob Dole.
Ceremonia e zbulimit do të mbahet në orën 13:00 në rrugën me emrin e tij, transmeton Klan Kosova.
Kjo ngjarje do të mbahet me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të SHBA në Kosovë të cilin atë kohë e udhëhiqte Dole.
Më rastin e zbulimit të bustit, Kryeministri Avdullah Hoti do t’u drejtohet pjesëmarrësve.