Kryeministri Hoti bën homazhe te Obelisku i personave të pagjetur

13:59 | 30 Gusht 2020

Hoti bën homazhe te Obelisku i personave të pagjetur: Kjo çështje mbetet plagë e hapur.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te Obelisku i personave të pagjetur që ndodhet në Prishtinë.

Pas homazheve, Hoti ka thënë se çështja e personave të pagjetur mbetet tema më e ndjeshme edhe 20 vjet pas çlirimit.

Sipas tij, kjo çështje do të diskutohet në çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë.

“Sot bashkë me anëtarët e kabinetit dhe të tjerë që janë marrë me këtë punë dolëm të bëjnë nderimet e zakonshme. Kjo është plagë e hapur – është tema më e ndjeshme edhe 20 vjet pas çlirimit”.

“Kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Nuk mund të jemi të qetë derisa familjarët e të pagjeturve ta dinë se ku i kanë familjarët e tyre”.

“Në çdo takim që kemi, tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë është për njohjen reciproke – ndryshe nuk normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”.

“Si koalicion jemi plotësisht unik. Unë kam kërkuar edhe nga opozita që të jenë pjesë e këtyre bisedimeve. Delegacionit i prinë kryeministri”.

Komento: