Kjo rrugë në Gjilan mbetët e mbyllur për 24 orë

16:59 | 30 Gusht 2020

Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan mbetet i bllokuar për 24 orë.

Si shkak i temperaturave të larta, Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan, nga semaforët e deri tek Sahatkulla vazhdon të mbetet i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme.

Kjo rrugë do të jetë e pakalueshme deri këtë të hënë në ora 19:00, transmeton Klan Kosova.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rrugë, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimore të Gjilanit, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komento: