
Këshilltari i Thaçit ka përfunduar në Klinikën Infektive.
Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.
Ai aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në një fotografi të publikuar nga Iset Prekazi, Syla duket në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z. Ismail Syla duke mposhtur virusin COVID-19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, ka shkruar Prekazi.
